Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Menaxher të Shitjes
Telegrafi
Telegrafi hap konkurs për (3) Menaxher të Shitjes
Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.
Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.
Pas rritjes së kërkesës së bizneseve për t’u bërë lider në fushën digjitale përmes Telegrafit, departamenti jonë i Shitjes hap konkurs për tre (3) pozita të reja – Shitje & Marketing.
Pozita/titulli zyrtar i punëmarrësit është:
- Menaxher i Shitjes
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen aktivitete shitjesh, duke përfshirë identifikimin, negocimin, ofertimin dhe finalizimin e shitjeve.
- Shqyrton progresin e shitjeve dhe parashikon flukse vjetore, mujore dhe tremujore të klienteve.
- Ndjek dhe zhvillon plane specifike për të identifikuar klientët potencialë.
- Përgatitë propozime, negocion dhe harton kontrata të reja të klientëve, si dhe administron kontrata në përputhje me politikat e kompanisë dhe kërkesat ligjore.
- Ne bashkepunim me eproret ndihmon në formulimin e politikave, praktikave dhe procedurave të shitjes.
- Mbron vlerat e kompanisë duke e mbajtur informacionin konfidencial.
- Bashkëpunon në zhvillimin e strategjive të shitjes për qëllime të përmirësimit të pjesës së tregut në të gjitha linjat e shërbimit.
- Kryen detyra të tjera relevante, të caktuara nga eprorët.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Kandidatët duhet të kenë te paktën të kryer shkollimin e mesëm ,diploma universitare është një përparësi;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze
- Komunikativ/e dhe i besueshëm/e gjatë kontaktit me blerës;
- Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe e pakos Office;
- Aftësi analitike për të kuptuar tregun dhe për të identifikuar mundësi të reja
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe planifikimi
- Mosha e preferuar 25-35 vjeç
Ju përfitoni:
- Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
- Anëtarësim falas në palestër
- Voucher falas për analiza dhe diagnostifikme shëndetësore
- Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
- Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
- Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet)
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN MENAXHER I SHITJES].
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?