Project Development & Grants Manager
TelegrafiKONKURS PËR POZITË PUNE
Project Development & Grants Manager
Menaxher/e për Zhvillimin dhe Menaxhimin e Projekteve
Lokacioni: Prishtinë
Përshkrimi i pozitës
Telegrafi kërkon një profesionist/e me përvojë në identifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për identifikimin dhe vlerësimin e mundësive të financimit, përgatitjen e propozimeve dhe aplikimeve, si dhe koordinimin e të gjithë procesit të implementimit të projekteve, nga planifikimi deri te raportimi përfundimtar.
Përgjegjësitë kryesore
Identifikimi dhe monitorimi i thirrjeve për projekte, granteve dhe mundësive të financimit nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Analizimi dhe vlerësimi i mundësive të financimit në përputhje me interesat dhe prioritetet strategjike të Telegrafit.
Zhvillimi i ideve, hartimi i propozimeve dhe përgatitja e aplikimeve për projekte.
Përgatitja e planeve të aktiviteteve, objektivave, indikatorëve dhe buxheteve në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
Identifikimi dhe koordinimi me partnerë potencialë për aplikime të përbashkëta dhe konsorciume.
Organizimi i ekipeve dhe koordinimi i implementimit të projekteve të aprovuara.
Monitorimi i aktiviteteve, afateve, rezultateve dhe përmbushjes së kërkesave të donatorëve.
Përgatitja e raporteve narrative dhe koordinimi i raportimit financiar me departamentin e financave.
Mirëmbajtja e komunikimit dhe marrëdhënieve profesionale me donatorë dhe organizata partnere.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
Diplomë universitare në fusha relevante.
Minimum 3 vite përvojë në zhvillimin, aplikimin ose menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë.
Përvojë e dëshmuar në hartimin e propozimeve dhe aplikimeve për grante.
Njohuri të mira të procedurave të aplikimit, implementimit dhe raportimit të projekteve.
Aftësi shumë të mira të komunikimit dhe shkrimit profesional në gjuhën shqipe dhe angleze.
Aftësi të mira analitike, organizative dhe të koordinimit të ekipeve.
Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale për menaxhimin e projekteve, përgatitjen e propozimeve dhe raportimin.
Përparësi konsiderohet:
Përvoja me projekte të financuara nga BE-ja, dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
Përvoja në projekte të realizuara në partneritet ose konsorcium.
Kompetencat personale
Kërkojmë një person proaktiv, të organizuar dhe të orientuar drejt rezultateve, me iniciativë për identifikimin e mundësive të reja, aftësi për punë të pavarur dhe përgjegjësi për përmbushjen e objektivave dhe afateve.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më datën 13 nëntor 2026 në e-mail adresën [email protected] ne titull të email-it të vendoset APLIKIM PËR POZITËN: Project Development & Grants Manager
Ju falënderojmë paraprakisht për interesimin! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.