Telegrafi logo

Project Development & Grants Manager

Telegrafi

KONKURS PËR POZITË PUNE

Project Development & Grants Manager

Menaxher/e për Zhvillimin dhe Menaxhimin e Projekteve

Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i pozitës

Telegrafi kërkon një profesionist/e me përvojë në identifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për identifikimin dhe vlerësimin e mundësive të financimit, përgatitjen e propozimeve dhe aplikimeve, si dhe koordinimin e të gjithë procesit të implementimit të projekteve, nga planifikimi deri te raportimi përfundimtar.

Përgjegjësitë kryesore

  • Identifikimi dhe monitorimi i thirrjeve për projekte, granteve dhe mundësive të financimit nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.

  • Analizimi dhe vlerësimi i mundësive të financimit në përputhje me interesat dhe prioritetet strategjike të Telegrafit.

  • Zhvillimi i ideve, hartimi i propozimeve dhe përgatitja e aplikimeve për projekte.

  • Përgatitja e planeve të aktiviteteve, objektivave, indikatorëve dhe buxheteve në bashkëpunim me departamentet përkatëse.

  • Identifikimi dhe koordinimi me partnerë potencialë për aplikime të përbashkëta dhe konsorciume.

  • Organizimi i ekipeve dhe koordinimi i implementimit të projekteve të aprovuara.

  • Monitorimi i aktiviteteve, afateve, rezultateve dhe përmbushjes së kërkesave të donatorëve.

  • Përgatitja e raporteve narrative dhe koordinimi i raportimit financiar me departamentin e financave.

  • Mirëmbajtja e komunikimit dhe marrëdhënieve profesionale me donatorë dhe organizata partnere.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar

  • Diplomë universitare në fusha relevante.

  • Minimum 3 vite përvojë në zhvillimin, aplikimin ose menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë.

  • Përvojë e dëshmuar në hartimin e propozimeve dhe aplikimeve për grante.

  • Njohuri të mira të procedurave të aplikimit, implementimit dhe raportimit të projekteve.

  • Aftësi shumë të mira të komunikimit dhe shkrimit profesional në gjuhën shqipe dhe angleze.

  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe të koordinimit të ekipeve.

  • Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale për menaxhimin e projekteve, përgatitjen e propozimeve dhe raportimin.

Përparësi konsiderohet:

  • Përvoja me projekte të financuara nga BE-ja, dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

  • Përvoja në projekte të realizuara në partneritet ose konsorcium.

Kompetencat personale

Kërkojmë një person proaktiv, të organizuar dhe të orientuar drejt rezultateve, me iniciativë për identifikimin e mundësive të reja, aftësi për punë të pavarur dhe përgjegjësi për përmbushjen e objektivave dhe afateve.
Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më datën 13 nëntor 2026 në e-mail adresën [email protected] ne titull të email-it të vendoset APLIKIM PËR POZITËN: Project Development & Grants Manager

Ju falënderojmë paraprakisht për interesimin! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë

Ndaj këtë punë:

✨ Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet