Asistent/e Kategori Menaxher/e

Viva Fresh Store

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim!  

KONKURS PUNE 
• ASISTENT/E KATEGORI MENAXHER/E 
Administratë - Zyrë Qendrore 
 

Kriteret e punësimit: 
• Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme (preferohet). 
• Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e kategorive, shitje me pakicë, menaxhim produktesh ose role të ngjashme në sektorin e modës (1-3 vite përvojë). 
• Aftësi për të analizuar të dhëna shitjesh dhe për të krijuar raporte mbi performancën e produkteve dhe tregut. 
• Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar dhe bashkëpunuar me furnizues, ekipet e brendshme dhe pikat e shitjes. 
• Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office). 
 

Përgjegjësitë: 
• Ndjekja dhe kontrolli i operacioneve ne departament për të siguruar ecuri efikase; 
• Përditësimi dhe organizimi i listës së produkteve për të siguruar një prezantim të strukturuar; 
• Kontaktimi dhe negociatat me furnitorët për porositë dhe menaxhimin e stokut; 
• Hartimi i raporteve mbi performancën e kategorisë dhe analizimi i të dhënave për të identifikuar mundësitë e përmirësimit; 

• Koordinimi me pikat shitëse për mbarëvajtjen e procesit të shitjes dhe stokut të artikujve. 
 

Aplikimi: 
Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 
I hapur deri 18.07.2025 
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail [email protected] apo apliko këtë link www.bit.ly/Konkursadministrat

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?