Assistent Administrativ

Viva Fresh Store

VIVA FRESH STORE 

KONKURS PUNE 
• ASSISTENT ADMINISTRATIV

Vendi: Lipjan - Qendra e Logjistikës 

Lloji i punës: Full-Time 

 
Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim! 

Kualifikimet: 
-Preferohet të jetë pjesë e kompanisë së paku 1 vit;  
-Njohuri mbi menaxhimin e flotës dhe procedurat e mirëmbajtjes së automjeteve; 
- Preferohet njohuri teknike për automjete; 
-Përvojë relevante e punës në fusha të ngjashme; 
-Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale; 
- Përkushtim dhe etikë në punë; 
-Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.

 
Përshkrimi i vendit të punës: 
- Të përgatisë, organizojë dhe mbajë të dhënat e lidhura me automjetet, duke përfshirë sigurimet, lejet, raportet dhe korrespondencën; 
-Të kryejë inspektime të rregullta të automjeteve për të siguruar që ato përmbushin standardet e sigurisë dhe performancës; 
-Të menaxhojë riparimet dhe përmirësimet e automjeteve; 
-Të përdorë sisteme të menaxhimit të flotës (GPS, telematika) dhe të monitorojë automjetet; 
-Të monitorojë objektet e parkimit, si dhe të procesojë tarifat dhe gjobat e parkimit; 
-Të monitorojë dhe porositë furnizimet e nevojshme që lidhen me operacionet e parkimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve; 
-Të mbikëqyrë trajnimin e shoferëve dhe të vlerësojë performancën e tyre; 
-Të sigurojë që të dhënat e menaxhuara të përputhen me standardet e sigurisë dhe privatësisë. 
 

Aplikimi: 
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV dhe Letër Motivuese në e-mail: [email protected] ose apliko në linkun e mëposhtëm: https://vivafresh-rks.com/aplikimet/apliko-per-administrat/

I hapur deri 31.01.2025

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?