Kategori Menaxher/e

Viva Fresh Store

KONKURS PUNE

  • KATEGORI MENAXHER/E

Vendi: Zyra Qendrore Lipjan

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim!

Kriteret e punësimit:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme (preferohet).

  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e kategorive, shitje me pakicë, menaxhim produktesh ose role të ngjashme.

  • Aftësi për të analizuar të dhëna shitjesh dhe për të krijuar raporte mbi performancën e produkteve dhe tregut.

  • Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar dhe bashkëpunuar me furnizues, ekipet e brendshme dhe pikat e shitjes.

  • Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office).

Përgjegjësitë:

  • Përcakton strategji çmimi, aktivitete promovuese dhe pozicionimin e produkteve;

  • Identifikon dhe negocion me furnizuesit për të siguruar kushte të favorshme;

  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me furnizuesit për të siguruar cilësi dhe besueshmëri;

  • Bashkëpunon me ekipet e tregtisë për të siguruar vendosjen dhe prezantimin optimal të produkteve;

  • Punon ngushtë me ekipet e marketingut, shitjes dhe operacioneve për të siguruar përputhshmëri me strategjinë e përgjithshme;

  • Analizon trendet e shitjes për të parandaluar mungesat dhe mbingarkimin;

  • Siguron që kategoritë përmbushin nevojat dhe preferencat e klientëve të synuar.

Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail [email protected]. apo apliko në linkun e më poshtëm www.bit.ly/konkursadm

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?