ALTERA - Office 1 Kosova

ALTERA është brend i kompanis OFFICE 1 KOSOVA e cila është udhëheqës për material për zyrë dhe material shkollorë kualitative dhe me cmime të mira. Me më tepër se 100.000 produkte, OFFICE 1 KOSOVA ka një llojllojshmëri të madhe të produkteve për material për zyrë, material shkollor, libra, pajisje teknologjike, aksesorë etj. • Ka departamanetin e shitjes me katalog; • Ka departamentin e shitjes online; • Ka departamantin e shitjes me pakicë; • Ka shtypshkronjën e saj. E themeluar në vitin 2005, OFFICE 1 KOSOVA, ofron produkte dhe shërbime të kualitetit të lartë për konsumatorët tanë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. OFFICE1 KOSOVA me përkushtim të madh ka dizajnuar produktet dhe shërbimet e saj, që të jetë në nivel me standardet globale për shërbim kualitativ të konsumatorëve. Pas zhvillimit dinamik të kompanisë me distribuim të produkteve të lartëpërmendura kalon dhe zgjerohet edhe me shitje online me brendin www.smardonline.com, e cila është lidere për shitje online të materialeve për zyrë, materialeve shkollore dhe librave. Në shkurt të vitit 2019, kompania hap librarinë më të madhe në rajon ALTERA me 2100m2, një vepër e artit në industrinë e materialeve shkollore dhe për zyrë. Ekipi ynë përbëhet nga një staf profesional i trajnuar rregullisht për një qasje dinamike dhe kreative për arritje me rezultate maksimale. Qëllimi ynë është të ofrojmë produkte dhe shërbime të kualitetit të lartë në proporcion me çmimin e arsyeshëm për konsumatorin. Ne jemi kompani e fokusuar drejtë proceseve të punës profesionale, e ndërtuar me efiçiencë dhe me kontroll të personalizuar, që garanton rezultate më të mira, duke u kujdesur për një kontroll të kualitetit në mënyrë strike. Ne përpiqemi për kënaqësinë e konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, e në këtë mënyrë me kujdesin konstant ndaj tyre - ne rritemi. Vazhdimisht jemi në rritje te asortimanit tonë të produkteve të bazuara në hulumtime dhe trende të tregut. Në këtë mënyrë ne evoluojmë vazhdimisht me trendet e kohës si lider në industrinë që punojmë. Këto virtyte neve na kanë bërë të jemi kompania me zhvillimin më dinamik dhe më kreativ në vend. Kemi shumë mirënjohje dhe referenca për punët e kryera me përpikmëri të plotë dhe korrektësi. Klientelë e jona janë kompanitë më të njohura në vend, institucionet shtetërore, institucionet bankare, bizneset e mëdha, të mesme, klientat privat si dhe rrjeti i super marketave Etc dhe Interex. Kemi partneritet me përfaqësim për Republikën e Kosovës me kompanitë: Radece Sllovenia – Paper, Paperline APP Indonezia- Paper, Cassa, Globox, Colop, Media Range, Tip Top Office, Spirit, Play, Junior, Sazio, Diakakis. MISIONI YNË Të japim një shërbim të shkëlqyeshëm dhe produkte kualitative për konsumatorët tanë. Të vazhdojmë të rrisim qarkullimin duke zhvilluar stafin tonë dhe produktet tona, që t’i paraprijmë kërkesave të tregut. Duam të jemi brendi më i besueshëm në fushën e materialit për zyrë dhe materiale shkollore. RREGULLORJA E KUALITETIT “KUALITETI I LARTË NË SHËRBIM DHE PRODUKTE TEK TË CILAT MUND TË MBËSHTETEN KONSUMATORËT, NEVE NA SIGURON PUNËN!” Ne do të ofrojmë dhe shesim produkte të kualitetit të lartë me çmime konkuruese duke siguruar dërgesën, kënaqësinë, kërkesat e konsumatorit, arritjen e objektivave tona si dhe në të njëtën kohë të sigurimit të përmirësimit të vazhdueshëm në të gjitha aktivitetet. Kualiteti i shërbimit të stafit profesional dhe produkteve tona janë gjërat më të rëndësishme, të cilat neve na sigurojnë rritjen.

Address: Rr. Nena Tereza nr 497, Fushe Kosove

Phone +383 (0) 49 856 826

Konkurset Aktive

Lista e punëve e zbrazët

Artikujt e biznesit

Lista e artikujve e zbrazët

adform-pixel