Kërkohen Video Editor, Animator, Grafik Dizajner, Online Marketer për praktikë me mundësi punësimi në Departmentin e Marketingut.
Përshkrimi i pozitës:
Puna ka të bëjë me ideimin, dizajnimin, krijimin, programimin dhe publikimin e projekteve të ndryshme të marketingut. Konkursi është i hapur deri më 31 Janar 2021.
Alba Connect SH.P.K:
• Kompani serioze me bazë stabile në treg
• Kontrata e rregullt në përputhje me ligj
• Paga me korrektësi të plotë
• Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit
• Mundësi në ngritje profesionale
• Ambient kreativ i punës
• Staf serioz dhe i respektueshëm
Përgjegjësitë:
• Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e materialeve të marketingut
• Krijon/përshtatë imazhe, video, sllogane për postim në rrjete sociale dhe blog
• Siguron përputhshmërinë e brendit, paletës së ngjyrave, planit dhe udhëzimeve të stilit
• Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas nevojave të punës
Kushtet:
• Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë
• Shkathtësi apo njohuri në Adobe Photoshop, Ilustrator, After Effects, Premiere, XD
• Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të dizajnit
• Portfolio me punime të deritanishme (e preferueshme)
• Shkathtësi të mira komunikuese
• Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë
• Korrektësi dhe mirësjellje në punë
Për të aplikuar, dërgoni CV dhe linkun e portfolios në e-mail. Mos harroni të shkruani pozitën në "Subject".
Pas përzgjedhjes së kandidateve, do t'ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës. Ju lutemi kontrolloni emailin dhe përgjigjuni në thirrjen tonë.
E-mail: marketing@albaconnect.com
Viber/WhatsApp: +38349972700
Web: albaconnect.com
Facebook/Instagram: albaconnect