Administrator Ekzekutiv

KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS HAP VEND PUNE

KUSH JEMI NE? 

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është organizatë e themeluar në vitin 2018 që ka për qëllim të angazhohet për përmirësimin e Kirurgjisë në Kosovë, duke u bërë insitutcion më vete me programe për sigurim të cilësisë dhe sigurisë të ofrimit të shërbime kirurgjike pacientit kirurgjik, duke shfrytëzuar bashkëpunimin lokal dhe ndërkombëtar në ngritjen e kapaciteteve humane, akademike për zhvillimin e shkencave kirurgjike. 

KË PO KËRKOJMË? 

Duke u shtuar punët e Kolegjit, është shtuar edhe nevoja e stafit, ndaj jemi në kërkim të një personi entuziast me përvoje punë që do të punojë me orar të plotë në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. 

KRITERET QË DUHET T'I PLOTËSOJË KANDIDATI

-Të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik ose edukim i lartë në biznes;

-Të ketë përvojë në IT;

-Të ketë përvojë në krijimin dhe implenentimin e planit të biznesit;

-Të flas dhe të shkruajë anglisht në shkallë të lartë;

-Të ketë eksperiencë minimum 3 vjeçare;

-Të ketë njohuri dhe të dijë të shkruajë grante;

-Të përpilojë strategjinë e kërkimit të granteve dhe të punojë në bazë të saj;

-Të jetë i gatshëm të punojë në terren dhe të takohet me donatorët e mundshëm potencial që janë të interesuar të financojnë Kolegjin;

-Të mbajë kontakte me akterët potencial që do të jenë burim financimi për Kolegjin;

- E preferueshme të ketë patent shofer të kategorisë B për shkak të natyrës së punës në terren. 

Të gjithë të interesuarit që mendojnë se i plotësojnë këto kritere, të dërgojnë CV-në e tyre dhe dy referenca në info@koscs.org, deri me datë 15 Shkurt, 2022.

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar