Agjent i shitjes (Komercialist)

Florfarma
E skaduar

Detyrat dhe përgjegjësitë

Të promovojë produktet e kompanisë dhe të realizon shitjen e tyre dhe në kuadër të territorit të paracaktuar, performon vizita të rregullta tek klientët, realizon mbledhjen e porosive të reja dhe i proceson ato tek kompania;

Analizon dhe hulumton tregun për klientë të rinjë në mënyrë që të rrisë prezencën e produkteve të kompanisë, në nivel vendi;

Koordinon aktivitetet me kompaninë dhe siguron që artikujt të dorëzohen tek klienti sipas afatit të dakorduar me klientin;

Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;

Promovon qasje positive tek klientët;

Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj.

 

Kushtet për aplikim :

Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme, diploma universitare në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;

Të ketë përvoje relevante pune në fushën përkatëse (fusha komerciale);

Patentë-shoferi: Kategoria “B” – mos të ketë lëndë në gjykatë;

 

Të ketë aftësitë dhe shkathtësitë

Të larta komunikimi, si në të folur, ashtu dhe në të shkruar;

Të ketë aftësi të larta organizative pune nën presion;

Të ketë aftësi të mira koordinimi pune në ekip;

Qasje pro-aktive me fokus në zgjidhje të problemit.

 

Te interesuesit te paraqesin CV e tyre tek adresa: info.ks@florfarma.com

Eshte nje mundesi e mire per te gjithe Ju mirepresim!

Afati i aplikimit deri me daten 31 Janar 2020.

Shpallja ka skaduar