Agjent/e i/e shitjes

OFFICE 1 KOSOVA SHPK –me kënaqësi fton të gjithë ata që janë të motivuar për arritje të 
rezultateve në punë, të përkushtuar dhe iniciatorë, të aplikojnë për pozitën: 
Agjent/e i/e Shitjes 

Detyrat 
Viziton klientët, promovon dhe shet produktet e kompanisë; 
Përgjegjës për gjetjen e klientave potencial; 
Ofron konsultime profesionale për klientë në lidhje me produktet e kompanisë; 
Këshillon klientët potencialë në lidhje me përzgjedhjen e produkteve; 
Përfaqëson denjësisht OFFICE 1 KOSOVA tek klienti; qoftë në telefon apo në takime; 
Përgaditë raportet mujore, javore dhe ditore (sipas kërkesës) dhe i dërgon tek Menaxheri; 
Koordinon punët individuale dhe me kolegë sipas rregulloreve te kompanisë. 

Kualifikimet 
Fakultetin Ekonomik (e preferueshme); 
Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune në shitje; 
Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira; 
Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit; 
Të ketë shkathtësi të shkelqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës; 
Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme); 
Të ketë patent shofer te kategorisë B; 

OFFICE 1 KOSOVA SHPK ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon të gjithë që janë të  interesuar të aplikojnë në këtë pozitë. 
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojn CV-n e tyre ne email adresën elektornike :  info@smardonline.com 
Aplikacionet pranohen deri më datën 20.12.2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e 
ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar