Agjent/e i/e shitjeve për klientë biznese

ArtMotion
E skaduar

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpalle:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lirë të punës

Agjent/e i/e shitjeve për klientë biznese

Vendi i punës: Ferizaj - Gjilan

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  1. Përgjegjës për shitjen e produkteve Artmotion dhe ofrimin e shërbimeve klientëve biznese ne regjionin e Ferizajit / Gjilanit
  2. Përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e portfolios se klientëve.
  3. Prezantimi i ofertave për kompani private
  4. Përcjellë tërë procesin e instalimit të klienti deri të kyçja.
  5. Gjeneron liste potencialë të klientëve biznesi
  6. Përfaqëson denjësisht kompaninë dhe vlerat e saj.

 

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  1. Diploma e shkollë së mesme ose Diplomë Universiteti (e preferueshme);
  2. Përvoje ne shitje, e preferueshme ne industri të njëjte
  3. Njohuri bazike ne teknologji dhe terminologji të industrisë.
  4. Patentë Shoferi - Obligativ
  5. Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
  6. Aftësi të shkrimit të raporteve;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  1. CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  3. Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  4. Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

 

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh. 

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 03/08/2021, Ora 16:00h.

Shpallja ka skaduar