Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Degën në Fushë Kosovë

TEB Sh.A.
E skaduar

Mundësi punësimi 


TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas. 


TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Degën në Fushë Kosovë


Përgjegjësitë: 

  • Të ndërtojë portfolio të shëndoshë përmes shitjes direkte 
  • Të analizojë dhe propozojë rastet e kredisë për aprovim 
  • Të shërbejë klientët me përkushtim dhe të ndërtojë relacione profesionale me ta 
  • Të monitoroj trendet e tregut dhe njoftojë për përshtypjet mbi tregun 
  • Të prezantojë bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj 
  • Detyra tjera relevante 


Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diploma e Fakultetit Ekonomik ose Administrim Biznesi 
  • Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin NVM 
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike 
  • Preferohet eksperiencë profesionale në shitje 
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij 
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare 
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar 
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm 
  • Njohuri të mira të MS Office 
  • Efikas në punë ekipore 
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze 
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B 


Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. 

Afati i fundit për aplikim është 27.01.2021 . Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shpallja ka skaduar