Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe Therandë

TEB Sh.A.
E skaduar

Mundësi punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në  Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist i Portfolios për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme për Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe Therandë.

 

Përgjegjësitë:

  • Të ndërtojë portfolio të shëndoshë përmes shitjes direkte
  • Të analizojë dhe propozojë rastet e kredisë për aprovim
  • Të shërbejë klientët me përkushtim dhe të ndërtojë relacione profesionale me ta
  • Të monitoroj trendet e tregut dhe njoftojë për përshtypjet mbi tregun
  • Të prezantojë bankën në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj
  • Detyra tjera relevante

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
  • Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin NVM
  • Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike
  • Preferohet eksperiencë profesionale në shitje
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Licencë drejtimi automobili Kategoria B

 

 

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 11.06.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shpallja ka skaduar