Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Shërbimit me Konsumatorë, Tarifa dhe Çështje Rregullative,KESCO SH.A. më datë 05.08.2022shpall vend të lirë pune:       

Pozicioni i punës: ANALIST 

Lokacioni: Vushtrri (1) 

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Informohet mirë mbi procedurat për zgjidhjen e ankesave/kerkesave dhe procedurat e brendshme lidhur me ato.
  • Pranon, regjistron dhe delegon ankesat/kërkesat e konsumatorëve për shqyrtim tek departamenti përgjegjës dhe raporton vazhdimisht ato;
  • Rregullon marrëdhëniet kontraktuale, përpilon kontratat për furnizim me energji elektrike dhe i regjistron sipas procedurave;
  • Varësisht kërkesës së konsumatorëve përditëson të dhënat personale dhe adresën duke respektuar procedurat n fuqi;
  • Informohet vazhdimisht lidhur me sqarimet e faturimeve, çmimeve, procedurave etj dhe të njëjta i aplikon gjatë  shërbimit me konsumatorë;
  • Regjistron lidhjet e reja, ndërrimet e njehsorëve, ndërrimet e grupit tarifor etj sipas nevojës dhe kërkesës nga udhëheqësi;
  • Bashkëpunon vazhdimisht me lexuesit e njehsorëve dhe lidhjet e reja;
  • Përgatit raporte vazhdimisht për të gjitha detyrat e kryera;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit dhe nevojave të Departamentit.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Përgatitje Universitare, drejtimi Elektroteknik, Ekonomik ose Juridik;
  • Minimum 1 vit përvojë pune në fusha të ngjajshme;
  • Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore;
  • Të ketë aftësi analitike, hulumtuese dhe person i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Njohuri shumë të mira të Gjuhës Anglezee janë të preferuara;
  • Njohuri të avancuara të paketës së MS Office dhe programve tjera që mund të nevojiten gjatë punës.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

 

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KESCO ofron mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikimet nga të gjithë qytetarët.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar