Arkitekt

WINTECH
E skaduar

Konkurs pēr vende të lira Pune

WINTECH sh.p.k. me seli ne Parkun e Biznesit ne Drenas, ne zhvillimin e saj ne fushen e projektimit-realizimit te fasadave te xhamit, fasadave ventiluese dhe ne fushen e xhamit, kerkon:


ARKITEKT (2 pozita)


Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Kryen matje – gjeometri të objekteve(dyer, dritare, fasada xhami, fasada ventiluese)
  • Mbikqyrje të punimeve në vendpunishte;
  • Organizon funksionimin e planit të projektimit, prodhimit dhe montimit;
  • Përgatit dhe mban evidencën e raporteve të punës nga vendpunishtja.
  • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme të kërkuara nga menaxheri-drejtori i kompanisë;
  • Kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga menaxheri-drejtori.


Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Fakulteti i Arkitekturës
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e projektimit, prodhimit apo mbikqyrjes në montim të dritareve, fasadave të xhamit, fasadave ventiluese;
  • Të posedojë aftësi menaxheriale;
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat ekompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit - gjuha angleze dhe gjuhët tjera do të konsiderohen si përparësi;
  • Të ketë aftësi të mira të përdorimit të programeve kompjuterike si: AutoCAD, ArchiCAD etj.


Aplikimet kryhen vetëm duke dërguar CV, Portfolio në e-mail: wintechshpk@gmail.com  
Data e fundit e aplikimeve është 03/03/2021, ndërsa do të kontaktohen vetëm aplikuesit të cilët i përmbushin kriteret e lartëcekura.

Shpallja ka skaduar