Asistent Administrativ

Smart Project
E skaduar

Pasi kemi nevojë të përmirësojmë dhe optimizojmë punën tonë, jemi në kerkim të një Asistenti Administrativ (AA) me orar të plotë, në mbështetje të CEO-s dhe partnerit të kompanisë. Kandidati ideal ka një sens të fuqishëm te inteligjencës emocionale dhe aftësisë për të punuar me njerëz të niveleve të ndryshme, brenda dhe jashtë kompanisë. Shpesh do të rastisë të menaxhoni informata sensitive, prandaj diskrecioni është pjesë kritike e punës.

 

AA do të punojë në afërsi me CEO-n, Administratoren dhe pjesën tjetër të ekipit menaxherial.

 

Fushat e përgjegjësisë:

  • Menaxhimi dhe organizimi I orarit dhe kalendarit kompleks të CEO-s
  • Përgaditja për takime, sipas nevojës
  • Komunikimi përmes telefonit dhe emailit në emër të CEO-s
  • Asistimi dhe planifikimi I organizimeve të ndryshme në zyre dhe takimeve për ekipin menaxherial.
  • Koordinimi dhe asistimi në aktivitete të ndryshme të projekteve
  • Kompletimi I detyrave të ndryshme “ad hoc”

Kandidati ideal:

  • Flet dhe shkruan në gjuhën Angleze rrjedhshëm, njohuria e gjuhës Serbe ose Gjermane është një avantazh
  • Është person I organizuar, strukturuar dhe detalist
  • Ka aftësi të menaxhoj orare dhe kalendare ditore komplekse.
  • Ka aftësi “multi-tasking”
  • Ka konfidencë dhe këmbëngulje; dhe është konfident në veprimet që I merr
  • Është proaktiv dhe I kryen detyrat me sens të urgjencës; qëndron I qetë nën presion në një ambient apo situatë stresuese
  • Ka aftësi ndërpersonale dhe komunikuese
  • Është jashtëzakonisht profesional
  • Ka minimalisht 2 vjet përvojë pune në pozitë te ngjashme
  • Është I matur dhe e kupton konfidencialitetin e pozitës
  • Është një koleg I mirë dhe pjesë e ekipit, I cili angazhohet në përmirësimin e kulturës së punës

 

Dergoni Cv - ne tuaj dhe informata tjera relevante ne info@smartproject.biz.

Shpallja ka skaduar