Redaktor Asistent

'Kosova Journal of Surgery' Revista shkencore që botohet nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës shpall konkurs për pozitën (me gjysmë orari):

                                                                             Redaktor Asistent

Përgjegjësitë dhe detyrat:

– Ndihmon kryeredaktorin në caktimin dhe drejtimin e aktiviteteve të bordit redaktues dhe recensentëve.

– Fton recensentë të bashkohen në projekt.

– Monitoron punën e recensentëve.

– Njofton rreth vendimit përfundimtar të marrë për artikullin.

– Monitoron komentet e recensentëve në një artikull.

– Përqendrohet në rritjen e cilësisë së artikujve të pranuar, pjesërisht duke siguruar që secili dorëshkrim është kontrolluar para se të dërgohet për recensim nga kolegët.

– Merr pjesë në planifikimin afatshkurtër dhe afatgjatë.

– Redakton (proofreads) materialin e përcaktuar për botim, kontrollon kopertinat dhe burimet e fotografive të përcaktuara për botim

– Siguron publikimin në kohë të numrave.

– Shkruan dhe redakton përmbajtje për webfaqen e revistës dhe mediat sociale.

Kualifikimet e kërkuara:

– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze – në të shkruar dhe të folur.

– Preferohet diplomë në gazetari, komunikim ose në një fushë të specializuar që është e rëndësishme për botimin e revistës.

– Preferohet diplomë në një disiplinë përkatëse shkencore ose klinike.

– Preferohet të ketë të paktën dy vjet përvojë redaktuese përkatëse. (Por jo e domosdoshme)

– Ka interesime të gjera shkencore.

– Aftësi për të menduar në mënyrë kritike për një gamë të gjerë çështjesh shkencore dhe klinike.

– Aftësi të forta komunikimi.

– Aftësi për të punuar me sukses si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në një ekip të larmishëm.

– Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe rrjetëzimi.

– Të ketë interes në komunikimin dixhital dhe trendet e botimit.

 

Inkurajohen kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e lartë cekura të aplikojnë duke dërguar Letrën e Motivimit dhe CV- në e tyre përmes email-it në: kujtim.salihu@koscs.org

Preferohet që në CV të jenë të shënuara të paktën dy referenca (detajet kontaktuese të personave referent). 

Në pjesën e Subjektit, ju lutemi specifikoni pozitën për të cilën aplikoni me "Redaktor Asistent".

                                                          20 Janar, 2023- Afati i fundit për aplikim

Kandidatët e suksesshëm do të ftohen për intervistë.

Shpallja ka skaduar