Asistente Administrative

Sidi Education Kosovë në kuadër të Sidi Group është rrjeti më i madh i shkollave për Gjuhë të huaja dhe aftësim në rajon si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndër të tjera Sidi Education është Distributor i autorizuar i Shtëpive botuese me renome botërore për tekstet e gjuhëve të huaja.

 

Pozita: Asistente Administrative

 

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

Pranimi i klientëve dhe vizitorëve në Zyrën Qendrore;

Orientimi i klientëve dhe vizitorëve, informimi i nevojshëm;

Pranimi i telefonatave postës elektronike dhe drejtimi i tyre në mënyrë efikase;

Mirëmbajtja e hapësirës së Zyrës Qendrore;

Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;

Sipas kërkesës dhe nevojës kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës;

Aranzhon invertarin e udhëtimeve dhe rezervimet e Menaxhmentit;

Koordinon agjendën e takimeve të Drejtorit Rajonal;

E gatshme për udhëtime zyrtare Brenda dhe jashtë vendit në kuadër të punës;

 

Kriteret personale dhe profesionale:

E motivuar, ambicioze dhe energjike;

E aftë dhe e gatshme të punojë në ekip dhe nën presion;

Aftësi të shkëlqyera komunikative dhe prezantuese;

Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office me theks të vacant Exel;

Njohje e gjuhës Angleze obligative në komunikim, shkrim dhe lexim minimum Niveli B1;

Njohja e gjuhëve të tjera si ajo Gjermane, Franceze, Italiane apo edhe gjuhëve tjera është e mirëseardhur dhe konsiderohet si kualifikim shtesë;

Të ketë të përfunduar Fakultetin e Administratës Publike, Ekonomik apo në fusha të ngjashme;

 

 

Konkursi është i hapur prej dates 26  Janar 2022 deri më 31 Janar 2022.

Intervista do të zhvillohet në dy faza ndërsa përzgjedhja do të behet pas punës praktike 2 javore.

Kandidatët e përzgjedhur për Intervisten njoftuese duhet të paraqiten në Zyrën Qëndrore Rr.Abedin Sogojeva, Kopleksi Dardania Lokali Hyrja D3 Kati 1, nr. 1-2 , Fushë Kosovë.

Të gjithë të interesuarat që duan të jenë pjesë e kompanisë Sidi Education Kosovë ju ftojmë të i dërgoni CV-të tuaja së bashku me një foto në e-mail adresën info.ks@sidigroup.al

Suksese

Sidi Education – Sidi Group

Shpallja ka skaduar