Asistente të Shitjes / Arkatare

A&M Clothes
E skaduar

A&M Clothes hap vende të lira pune për: 
 

• Pozita e kerkuar: Asistente të Shitjes / Arkatare

• Punonjës: të rregullt

• Orari i punës: i plotë

• Vendi i punës: A&M Clothes Fushe Kosove

 

Detyrat e Asistentit të Shitjes:

• Mirëpret dhe shërben klientët,njofton klientet rreth ofertave dhe arritjeve të reja të artikujve, 

• Përkujdeset për sektorin e caktuar,bënë organizimin vizuel të mallit,

• Percjellë artikujt e shitur,evidenton mungesat e artikujve dhe i raporton tek Menaxheri i dyqanit.

 

Detyrat Arkatarit:

• Mirëpret klientët,

• Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit,me para të gatshme dhe transaksione me kartela bankare,

• Bënë barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj,

• Plotëson raporte të ndryshme të shitjes,

• Raporton tek Menaxheri i dyqanit dhe Departamenti i Financave në Administratë.

 

Kualifikimet

• Arsimimi i mesem ose i lartë

• Shkathtësi të mira matematikore / numerike,

• Shkathtësi të mira komunikuese,

• Njohuri të mira të programëve kompjuterike dhe të gjuhës Angleze,

• Njohuri mbi principet e shitjes dhe pëvoje pune paraprake.

 

MËNYRA E APLIKIMIT:

- Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV, në email: hr@am-clothes.com

- Ju lutem të vendoset në subjekt Pozita dhe Qyteti 

Shpallja ka skaduar