AUDITOR/E I/E BRENDSHËM/E

Në bazë të dispozitave të nenit 21, nenit 25, paragrafit 25.2, pika h) e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/2008 (dt.15.06.2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/2012 (dt. 30.05.2012), dhe Ligjin Nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,  Komisioni i Auditimit i Ndërmarrjes Publike K.R.U “Gjakova” SH.A, në Gjakovë, mori vendim që të shpall:

K O N K U R S

Titulli i vendit të punës –  Auditor/e  i/e  Brendshëm/e 

Numri i pozitave: 1 (një)

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar.

Përshkrim  i detyrave të punës:

  • Vlerëson procesin e veprimeve kontrolluese në tërë ndërmarrjen bazuar në vlerësimin e përshtatshmërisë së sistemeve të kontrollit të brendshëm
  • Respekton legjislacionin e përgjithshëm në fuqi, kodin e etikës dhe sjelljes, si dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit
  • Monitoron zbatimin e rekomandimeve në mënyrë sistematike sipas planit të veprimit të miratuar nga Udhëheqësi i Ndërmarrjes dhe Komiteti i Auditimit
  • Vlerëson nëse dizajni i procesit të kontrollit, siç është bërë dhe paraqitur nga menaxhmenti është adekuat
  • Kryen auditime individuale për të siguruar përshtatshmërinë e objektivave dhe fushëveprimit të auditimit, përshtatshmërinë e testimit të kryer dhe saktësinë e konkluzioneve të arritura
  • Përcakton nëpërmjet të testimit dhe procedurave të tjera, nëse procesi në fakt është duke funksionuar në mënyrë efektive dhe efikase ashtu siç është synuar
  • Raporton rezultatet e punës së kryer të auditimit dhe ofron rekomandime aty ku ka nevojë për përmirësimin e procesit të kontrollit
  • Raporton rregullisht tek Drejtori i Njësisë për Auditim të Brendshëm dhe Komiteti i Auditimit dhe përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e tyre

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet 4 vjeçar, si dhe me Sistem të Bolonjes 3+2 , diplomat e universiteteve jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara
  • Duhet të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave
  • Kandidati/ja duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë menaxheriale në fushën e administrimit të biznesit, financave, kontabilitetit apo nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të K.R.U “Gjakova” Sh.A. – e preferuar është përvoja në auditim të brendshëm në sektorin publik
  • Të posedoj aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizimi të punës
  • Njohja e punës me kompjuter: Word, Excel dhe PowerPoint
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime ( jo më e vjetër se 6 muaj)
  • Të ketë aftësi për të interpretuar dhe zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, si dhe legjislacionin në fuqi që i përgjigjet veprimtarisë së ndërmarrjes
  • Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi
  • Të ketë shkathtësi të prezantimit dhe raportimit

Paga mujore: Sipas Rregullores në fuqi

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit

Procedura për aplikim: –  Aplikacioni (formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në web-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkangjiten: https://www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/

  • Kopja e letërnjoftimit
  • Certifikata e lindjes
  • CV-ja
  • Letër Motivuese / kërkesa për punësim
  • Kopjet e dokumentacionit të kualifikimit (kopja e noterizuar),  përvoja e punës , si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati i konkurrimit është nga data: 30/07/2021 deri me 28/08/2021- ora 16:00. Adresa e zyrës Rr. UÇK  Nr.7, 50 000 – Gjakovë, Kosovë.

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Shpallja ka skaduar