Automekanik

Delfin LTD
E skaduar

Subjekti Afarist "Delfin L.t.d" Sh.p.k me seli në Prishtinë publikon:

KONKURS PËR PUNË

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën Automekanik :

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë përgatitje të mesme shkollore;
  • Të kenë motiv të lartë dhe aftësi për punë;
  • Të kenë përvojë pune në pozitën përkatëse së paku 1 vit;
  • Të jenë banorë të qytetit të Lipjanit, Prishtinës ose rrethinës

 

Punët dhe detyrat për pozitën e automekanikut janë: 

  • Mirëmbajtja teknike e automjeteve të kompanisë “ Delfin Ltd”dhe punë të tjera të ndërlidhura me të.
  • Kujdesi për përdorimin e drejtë të mjeteve të punës;
  • Raportimi për kryerjen e punëve dhe ecurinë tek Udhëheqësi i Logjistikës.
     

Kandidatët e përzgjedhur pas aplikimit do të ftohen për intervistë. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre deri më 17 shkurt 2023, në e-mail adresën: hr@delfinltd.com me subjektin “Automekanik”.

Shpallja ka skaduar
adform-pixel