Burime Njerëzore

Gerlica Company sh.p.k me seli në Babush, Ferizaj,  kërkon një  Kanditatë/e  i/e Burimeve Njerëzore.

 

Përgjegjësitë kryesore:

 

  • Bën kërkim dhe seleksionim stafi sipas nevojave të kompanisë: intervista, telefonata, përgatitje të raporteve dhe përmbyllje të proceseve;
  • Mbikëqyr procesin e punësimit, i cili përfshin koordinimin e posteve të punës, rishikimin e CV-ve dhe kryerjen e kontrolleve të references;
  • Ofron mbështetje në të gjitha aspektet e promovimit të shërbimeve të kompanisë përmes kanaleve të ndryshme;
  • Krijon marrëdhënie me klientë potencial me qëllim ndërtimin, zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve mes palëve;
  • Hulumton dhe gjurmon mirë industrinë ku klienti operon, nevojat dhe kërkesat e tij, si dhe ambientin dhe kulturën e punës;
  • Identifikon, krijon dhe zhvillon marrëdhënie me kandidatura të përshtatshme sipas nevojave dhe pozicioneve, nëpërmjet procesit të kërkimit të drejtpërdrejtë;
  • Asiston klientët përgjatë procesit të intervistimit nëse është e nevojshme;
  • Këshillon klientët për kandidatët, pozitat vakante dhe proceset e punësimit;
  • Shpjegimi i politikave, procedurave, ligjeve dhe standardeve të burimeve njerëzore për punonjësit e rinj dhe ekzistues;
  • Informimi i aplikantëve për punë për detyrat e punës, përgjegjësitë, përfitimet, oraret, kushtet e punës, mundësitë e promovimit, etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Burime Njerëzore ose Shkenca Sociale;
  • Përvojë pune në HR ose Shërbim ndaj Klientit;
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën Angleze, 
  • Njohuri të avancuara të pakos së MS Office;
  • Aftësi të mira ndërpersonale, si dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Të jetë pozitiv/e, i/e shkathët dhe me motiv të lartë për punë.

 

CV'n e dërgoni në email: gerlica_company@hotmail.com

Shpallja ka skaduar