Call Agent Gjermanisht

SPINP AGENCY
E skaduar

SPINP Communications

SPINP realizon hulumtime tregut në të gjithë teritorin e Zvicrës, ne formë të sondazheve ose anketimeve përmes telefonit, për tema të ndryshme aktuale në fushat e Politikës, Ekonomisë, Mjekësisë dhe shumë fusha tjera.

Pra, aktiviteti jonë jane sondazhet telefonike.

Ne nuk bëjmë, as shitje dhe as marketing!

Gjindemi vetëm në Prishtinë shumë afër Stacionit të Autobusëve në Emshir (Rr.Shefqet Shkupi, banesat e Nartelit) dhe kështu ne po kërkojmë të forcojmë dhe zgjerojmë ekipin tonë dinamik menjëherë duke kërkuar:

Call Agentë të Gjuhës GJERMANE - me orar të plotë të punës dhe poashtu edhe me orar të Përgjysmuar.

 

Kërkesat që duhet plotësuar Kandidatët:

  • Duhet keni njohuri shumë të mira të Gjuhes GJERMANE (në të folurit dhe të shkruar, niveli minimal B2 dhe me përvojë pune ose niveli C1),
  • Ata që flasin dialektin e gjuhes Zvicerane (schweizerdeutsch), do të kenë pëprarësi në punësim,
  • Duhet të respektojnë orarin e punës dhe orët e punës në mënyrë strikte, orari eshte si ne vijim:
    E Hënë - E Premtë: 12:45 - 20:00
    E Shtunë: 10:00 - 16:30
    E Diele: ditë pushimi dhe gjitha festat ne Zvicer jane dite pushimi dhe gjitha me pagesë.

 

Çka ne ofrojmë:

  • Pagë Bazë fikse 750 euro bruto e cila nuk ka ndërlidhje me punën apo numrin e intervistave mujore + bonuse të ndryshme si stimulim për puntorët me performanca te mira
  • Kontratë të rregullt të punës që nga dita e parë e punës dhe pagesë të pagës përmes bankës, dhe pagesë të kontributeve pensionale dhe gjitha tatimeve sipas ligjeve,
  • Tema shumë interesante dhe të larmishme,
  • Trajnim i rregullt për stafin nga mbikëqyrësit tanë,

 

Gjithë ata që kanë interesim, ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj në adresën e mëposhtme të emailit: job@spinpagency.com,

ose na telefononi apo shkruani direkt në telefonin: +38349511411 (Whatsapp & Viber)

 

Me respekt,

SPINP Agency

Shpallja ka skaduar