Cloud Security Consultant

Celonis
E skaduar

Bëhuni pjesë e Celonis si Cloud Security Consultant

 

Kualifikimi i preferueshem

• Diplomë universitare në fushën e Administrimit të Biznesit, Menaxhment dhe Informatikë apo të ngjashme

• Përvojë pune në pyetësor të sigurisë, projekte të IT, RFX  

• Përvojë pune në fushën e IT Security, Auditim, Cloud Security apo të ngjashme  

• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në Gjuhën Angleze (të folur dhe të shkruar)

• Aftësi të shkëlqyeshme për të komunikuar me klientë, departamente relevante, bashkëpunëtorë dhe akterë të tjerë relevant

• Përgjegjësi të lartë profesionale dhe shkathtësi të shkëlqyeshme për të punuar në mënyrë të pavarur

• Shkathtësi të shkëlqyeshme për të mësuar shpejtë dhe për t’u adaptuar në detyra të reja

• Aftësi për të mësuar tema që ndërlidhen me Cloud, infrastrukturë dhe IT Security

• Aftësi për të punuar nën presion dhe mjedis dinamik të punës

• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në Gjuhën Gjermane (ka përparësi)

 

Pergjegjesite:

• Zgjidhja e shpejtë e kërkesave të klientëve që ndërlidhen me çështjet e sigurisë si pjesë e aktiviteteve të zhvillimit të biznesit

• Adresimi i pyetjeve specifike teknike dhe puna e pavarur në zgjidhjen e kërkesave të klientëve

• Asistimi me çështjet e auditimit dhe auditim në largësi (remote) nga klientët  

• Përgjigja e kërkesave të pyetësorëve të sigurisë dhe zgjidhja e kërkesave të klientëve për çështje që ndërlidhen me Cloud Security

• Bashkëpunimi me departamentin e operacioneve, departamentin ligjor dhe ekipin e Cloud për zhvillimin e materialeve për komunikimin standard në tema që ndërlidhen me sigurinë e IT për klientët tanë

• Zhvillimi dhe mbikëqyrja e databazës së njohurive (knowledge database) për tema që ndërlidhen me siguri të informacionit

 

Si te aplikoni?

Ju lutemi hyni në faqen në vijim dhe plotësoni informatat e kërkuara dhe bashkangjitni CV-në tuaj:  

https://boards.greenhouse.io/celonis/jobs/4296290003

Shpallje të ngjajshme do të hapen edhe gjatë javëve në vijim, ju lutem përcillni portalet e punës apo faqen tonë në Facebook.

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në +383 49 108 103.

 

Pse Celonis eshte vendi me atraktiv per pune?

• Produkti jonë kryesorë është Intelligent Business Cloud që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.

• Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house.

• Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, pije dhe snacks në zyre, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit, gjelbrimin e brendshëm si dhe dog friendly.

• Kompenzime të larta, employee stock options program dhe sigurim shëndetësor privat.

• Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë path to excellence i cili synon ti avancoj punonjësit në rank më të lartë duke synuar ekselencën.

Shpallja ka skaduar