Dizajner Grafik

VAM Group
E skaduar

Kompania VAM Group është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e dyerve të blinduara, të brendshme, emergjente dhe të spitaleve, profileve të dilatimit, tepisonave industrial etj. 

VAM Group shpall konkurs – vend i lirë pune për pozitën:

Dizajner Grafik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e dizajneve të marketingut,
  • Përgatit materiale për postime dhe për oferta në formatin e rrjeteve sociale,
  • Përshtat dizajnet sipas llojit të materialit të kërkuar,
  • Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas ecurisë së punës në marketing.

Kushtet:

  • Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë,
  • Shkathtësi dhe njohuri në Programet e Adobe

(Përparësi kanë ata që dinë Adobe After Effect dhe Adobe Premiere Pro),

  • Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të dizajneve nga zero,
  • Portfolio me punime të deritanishme
  • Shkathtësi të mira komunikuese,
  • Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë,
  • Korrektësi dhe mirësjellje në punë

Ne ofrojmë:

  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional
  • Pagë konkuruese

 

Vendi: Sllatinë

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: info@vamgroup.eu

Afati për aplikim deri me datë: 01.07.2022

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

 

Shpallja ka skaduar