Dizajner grafik

AZTECH
E skaduar

AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. 

Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.
Kompania AZTECH shpall konkurs - vend të lirë pune në përpozitën:

Dizajner grafik

Përgjegjësitë:
• Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e dizajneve të marketingut
• Përgatit materiale për postime dhe për oferta në formatin e rrjeteve sociale
• Përshtatë dizajnet sipas llojit të materialit të kërkuar
• Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas ecurisë së
punës në marketing.

Kushtet:
• Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë,
• Shkathtësi dhe njohuri në Programet e Adobe
(përparsi kanë ata që dinë Adobe After Effect dhe Adobe Premiere Pro),
• Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të dizajneve
nga zero,
• Portfolio me punime të deritanishme,
• Shkathtësi të mira komunikuese,
• Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë,
• Korrektësi dhe mirësjellje në punë.

Ne ofrojmë:
• Orar fleksibil të punës,
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë
lider në tregun Kosovarë,
• Mundësi reale të zhvillimit profesional,
• Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në:
puna@aztech-ks.com
Afati për aplikim deri me datë: 07.10.2021
Për informatën tuaj,vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

 

Shpallja ka skaduar