Financier dhe Projekt Menaxher

Kosprod
20 ditë të mbetura

Mundësi punësimi në kompaninë KOSPROD me seli në Fushë Kosovë në pozitën : Financier dhe Projekt Menagjer

Detyrat dhe përgjegjësitë : Organizon, drejton të githa funksionet e menaxhimit financiar në kompani, buxheton, parashikon dhe ndihmon në mbikëqyrjen e investimeve aktuale dhe të ardhshme, mbikqyrë buxhetet e çdo shërbimi ose produkti dhe siguron që kostot aktuale janë përllogaritur me korrektësi. Kryen menaxhimin e kontabilitetit financiar të kompanisë, monitorimin dhe raportimin ditor e mujor brenda afateve, përgatit deklaratat mujore dhe vjetore për pagesat e tatimeve të Administratës Tatimore të Kosovës, përgatit pasqyrat e të ardhurave, shpenzimeve dhe raporteve të tjera financiare.

Punë shtesë : pregaditja dhe dorëzimi i projekteve në tenderat e caktuara.

 

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë , CV-në tuaj mund të dergoni edhe përmes E-mail në: admin@kosprod.com duke vendosur në titull:“ Aplikim për pozitën: Financier dhe Projekt Menaxher "

Apliko për këtë pozitë

Pune tjera nga kjo Kompani

adform-pixel