Kërkohen studentë për praktikë në pozitën “Video Animator” me mundësi punësimi në Departmentin e Marketingut në Alba Connect. Konkursi i hapur deri më 31 Maj 2021.
Përshkrimi i pozitës:
Puna ka të bëjë me ideimin, dizajnimin dhe animimin e elementeve, filterëve dhe personazheve në 2D dhe 3D.
Alba Connect SH.P.K:
• Kompani serioze me bazë stabile në treg
• Kontrata e rregullt në përputhje me ligj
• Paga me korrektësi të plotë
• Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit
• Mundësi në ngritje profesionale
• Ambient kreativ i punës
• Staf serioz dhe i respektueshëm
Përgjegjësitë:
• Bashkëpunon me stafin për ideimin dhe krijimin e video elementeve dhe personazheve në rrafshin 2D dhe 3D
• Krijon filterë promocional për përdorim në rrjete sociale
• Përshtatë video elemente nga resurset e shumëta në dispozicion
• Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas ecurisë së punës në marketing
Kushtet:
• Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë
• Shkathtësi apo njohuri në Adobe (After Effects, Character Animator dhe Premiere), Spark AR dhe Snapchat Lense Pro.
• Aftësi për të realizuar koncepte dhe ide të videove nga zero
• Portfolio me punime të deritanishme (e preferuar)
• Shkathtësi të mira komunikuese
• Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë
• Korrektësi dhe mirësjellje në punë
Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe informatat tjera përcjellëse në faqen albaconnect.com.
Pas përzgjedhjes së kandidateve, do t'ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës.
E-mail: marketing@albaconnect.com
Viber/WhatsApp: +383 49 97 27 00
Web: albaconnect.com
Facebook/Instagram: @albaconnect