Online Marketer (Praktikant/e)

Alba Connect
19 ditë të mbetura

Kërkohen studentë për praktikë në pozitën "Online Marketer" me mundësi punësimi në Departmentin e Marketingut në Alba Connect. Konkursi i hapur deri më 30 Prill 2021.

Përshkrimi i pozitës:
Puna ka të bëjë me ideimin, planifikimin, ekzekutimi, analizimin dhe raportimin e kampanjeve të ndryshme të marketingut.

Alba Connect SH.P.K:
   • Kompani serioze me bazë stabile në treg
   • Kontrata e rregullt në përputhje me ligj
   • Paga me korrektësi të plotë
   • Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit
   • Mundësi në ngritje profesionale
   • Ambient kreativ i punës
   • Staf serioz dhe i respektueshëm

Përgjegjësitë:
   • Bashkëpunon me stafin për të gjithë procesin e kampanjeve reklamuese online
   • Planifikon strategji të kampanjave në rrjete sociale
   • Asiston stafin e dizajnit në projekte të përbashkëta
   • Ekzekuton kampanja në Facebook Ads Manager, Snapchat, TikTok dhe Google Ads
   • Analizon dhe krahason performancën e kampanjave të mëparshme
   • Raporton mbi ecurinë dhe punë e projekteve

Kushtet:
   • Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë
   • Shkathtësi apo njohuri në Firefox, Chrome, Facebook Ads Manager, Snapchat, Instagram, Facebook, Twitter dhe LinkedIn
   • Aftësi për të zhvilluar kampanja marketingu nga zero
   • Portfolio me punime të deritanishme (e preferuar)
   • Shkathtësi të mira komunikuese
   • Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë
   • Korrektësi dhe mirësjellje në punë

 

Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe informatat tjera përcjellëse në faqen albaconnect.com

Pas përzgjedhjes së kandidateve, do t'ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës.

E-mail:  marketing@albaconnect.com
Viber/WhatsApp:  +383 49 97 27 00
Web:  albaconnect.com
Facebook/Instagram:  @albaconnect

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel