Inxhinier i Kimisë dhe Teknolog i Industrisë Ushqimore

‘’Birra Prishtina” me seli në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shpall konkurs për 3 pozita pune:
 

  • Dy Inxhinera të kimisë dhe një teknolog të industrisë ushqimore.

 

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Përgjegjës për zhvillimin, teknologjinë e prodhimit dhe kontrollin e cilësisë.
  • Kryen hulumtime bazë dhe kërkime të reja të produkteve dhe zhvillim e tyre.
  • Zhvillon metoda dhe sisteme të reja dhe të përmirësuara për përpunimin e produkteve, prodhimin dhe kontrollin e cilësisë.
  • Zhvillon standardet ushqimore, rregulloret e sigurisë dhe sanitare, dhe  ben menaxhimin e te gjitha proceseve.
  • Inspektimi i proceseve të prodhimit dhe kualitetit të produkteve.
  • Siguron që procesi i prodhimit dhe dorëzimi i produkteve realizohet dhe mirembahet sipas standardeve.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës.

 

Kualifikimet Profesionale

  • Të ketë të kryer fakultetin e inxhinerisë kimike ose teknologjisë ushqimore.
  • Të ketë eksperiencë pune në fabrikat e prodhimit të lengjeve.
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e matjeve te ndryshme.
  • Të ketë njohuri mbi kualitetin dhe varietetin e produktit “birrë”.

 

Nëse shprehni interesim, ju lutem dërgoni një CV, diplomën (dhe certifikatat) si dhe një letër motivuese në e-mail adresën: info@birraprishtina.com.

 

Konkursi do te jete i hapur nga data 03.06.2020 – 17.06.2020.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë pranë zyreve tona.

Shpallja ka skaduar