Inxhinier i Makinerisë / Operatorë në makinën CNC

Kompania: DURMISHI SHPK pas arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë D Group GmbH në Gjermani, shpall konkurs për vende të reja pune:

Inxhinier i Makinerisë / Operatorë në makinën CNC 

  • Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
  • Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
  • Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpime, grryrje, bluarje dhe të tjera funksione me anë të maqinës.
  • Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterikenë mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
  • Njohuri në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
  • Njohuri në mbikqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.

Kualifikimet:

  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune si Operator me makina CNC.
  • Të jetë së paku student në fakultetin e makinerisë.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e maqinave CNC.
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.
     

Të interesuarit mund të dergojn CV ne email: quadrat@durmishi.eu ose lajmërohen ne zyret tona: Magj, Prishtine – Ferizaj, km. 6 (perball City GRILL) ne objektin e kompanise DURMISHI, ose na kontaktoni ne telefonin: 049156601.

Shpallja ka skaduar