Ndërmarrja tregtare “Doni Fruits Shpk” Ferizaj - kompani që merret me grumbullim, shitje dhe distribuim të frutave dhe perimeve me seli në Shtime, Republika e Kosovës shpall:


KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

• Pozita: IT-Teknik (1 pozitë)


• Vendi i Punës: ZONA INDUSTRIALE, SHTIME

(Qendra e grumbullimit të frutave dhe perimeve)

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Kryen detyra të ndryshme në varësi të rrethanave dhe nevojave aktuale të kompanisë;
  • Instalon sisteme softuerësh dhe harduerësh, duke përfshirë pajisje të reja, programe anti-virus programe CRM dhe mjete të tjera të përdorura zakonisht nga anëtarët e ekipit të kompanisë
  • Çinstalon programet e vjetra;
  • Përpiqet të zgjidhë problemet e malware dhe virusit brenda stacioneve personale të punës dhe rrjetit të kompanisë;
  • Riparon dhe mirëmban kompjuterët personalë, laptopët, pajisjet mobile si tablet, telefon dhe pajisje të tjera të teknologjisë sipas kërkesave;
  • Punon me anëtarët e ekipit për të zgjidhur probleme komplekse dhe çështje rutinë të kompjuterit;
  • Kontribuon në operacionet e përgjithshme të një kompanie duke shkruar dhe shpërndarë memorandume në lidhje me praktikat më të mira për përdorimin e kompjuterit;
  • Kryen udhëzime kompjuterike një për një në teknologji kur është e nevojshme;
  • Konfiguron rrjetet kompjuterike;
  • Komunikon me individë përmes telefonit dhe postës elektronike për të zgjidhur problemet teknike;
  • Qëndron në dijeni të trendëve dhe teknologjisë aktuale dhe bën rekomandime që do të ndihmojnë kompaninë të ndjekë standardet e teknologjisë në industri;
  • Përshtatet shpejt me ndryshimin e rrethanave, standardeve të reja dhe kërkesave nga menaxhmenti i kompanisë;
  • Vepron shpejt në situata krize në mënyrë që kompania të rifillojë funksionimin normal sa më shpejt të jetë e mundur
  • Ofron mbështetje teknike, diagnostifikim dhe këshillim përmes telefonit, e-mailit ose në ueb faqe për klientët e brendshëm;
  • Bën shtrirjen e kabllove të rrjetit, lidhjen e konektorëve RJ-45, kabllot për kamera dhe pajisjeve tjera të rrjetit;
  • Lidhja e te gjitha paijseve te rrjetit me serveret perkates per komunikim;
  • Monitorimin e kompjuterëve për azhurnimet e sistemit operativ dhe sistemit antivirus
  • Kontrollon/ verifikon pajisjet e kthyera për ripërdorim ose largim nga përdorimi;
  • Mirëmban një regjistër për çdo problem të vërejtur në softuer ose harduer;
  • Menaxhon vlerësimin e inventarit, dokumentacionin dhe procedurat e tjera në IT;
  • Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë;
  • I raporton direkt Menagjerit të IT-së.

 

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Kualifikimi / Eksperienca:

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Certifikatë Microsoft (MCP. MCITP, MCDST, Comptia A+ etj);
  • Trajnim i përfunduar në IT ose kualifikim ekuivalent i fituar përmes përvojës në punë dhe trajnimit;
  • Keni njohuri shumë të mira Windows Klient 10 OS dhe Server OS;
  • Metoda juaj e punës është e pavarur, e drejtuar nga rezultatet dhe nga ekipi;
  • Ju jeni mendjehapur ndaj teknologjive të reja dhe i adaptoheni me lehtësi ndryshimeve teknologjike;
  • Përvoja në trajtimin e një sistemi tiketash është e dëshirueshme
  • Mbështetje teknike të TI-së;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.;
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Preferohet Diplomë e Universitetit – Fakulteti Shkencave Kompjuterik apo Certifikime profesionale nga fusha e IT-së;
  • Të ketë 2-3 vite eksperiencë në pozita të ngjashme.

 

 

• Afati për aplikim:
Deri më datë 31.01.2021

• Vërejtje:
Të gjithë të interesuarit, aplikimin e tyre mund ta realizojnë vetëm në formë elektronike, përmes linkut: 

https://donihr.com/app/entry.php?g=admin&n=candidates

si dhe përmes postës elektronike në adresën hr@donifoods.com

Kandidatët me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë, si dhe ata të cilët janë nga lokacioni i theksuar në konkurs, kanë përparësi në përzgjedhje! Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen!

Shpallja ka skaduar