Junior React.js Developer

Ornio Sh.p.k.
E skaduar

Ornio po kërkon një Junior React Developers për të ju bashkangjitur ekipit në Prishtinë. Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i komponenteve të 'user interface' dhe implementimi i logjikes duke u bazuar në praktikat më të mira në React.js.
 

P.S Çdo rekomandim i juaji që rezulton me punësim/kontratë pune për personin që keni rekomanduar ju shpërbleheni me 100 euro.
 

Cfarë bëjmë ne në ORNIO?

Ornio është kompani që operon në sektorin e teknologjisë informative dhe merret me zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve digjitale, ofron "web and mobile solutions" për kompani të mëdha dhe të vogla.
Ornio bashkëpunon me start-up inovativë dhe kompani të tjera për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë prezencën e tyre dixhitale në treg me teknologjitë e fundit.

 

Përgjegjësitë:
- Zhvillimi i funksioneve të reja duke përdorur React.js;
- Ndërtimi i komponentëve të ripërdorueshme dhe librarive për përdorim në të ardhmen;
- Zhvillimi i dizajneve dhe skicave në kod të cilësisë së lartë;
- Optimizimi i komponentave për performancë maksimale për një grup të gjerë të pajisjeve dhe shfletuesve të internetit.


Aftësitë:
- Njohuri të mira në React.js / JavaScript, duke përfshirë manipulimin DOM;
- Njohuri të mira mbi React.js dhe parimet bazë të këtij framework-u;
- Përvoja me rrjedha të ndryshme të punës në React.js;
- Njohja e mekanizmave moderne të autorizimit siç është JSON Web Token;
- Përvoja me mjetet e përbashkëta të zhvillimit të frontit si Babel, Webpack, NPM, etj.
- Aftësi për t'i kuptuar kërkesat e projektit dhe për t'i përkthyer ato në kërkesa teknike;
- Përvojë me code versioning tools (sikurse Git, SVN, etj);


Cfarë ofrojmë ne?
- Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).
- Mundësi për të punuar nga shtëpia 1-2 ditë në jave.
- Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çfarë bënë.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional.
- Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale online.
- Buxhet për konferenca rajonale.
- Rrogë të mirë (sipas eksperiencës)
- Sigurim shëndetësor.
- Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e punës së Kosovës.
- Pushim me pagese për obligime fetare.
- Snacks

Apliko: https://ornio.no/job/junior-react-js-developer-20210719?utm_source=telegrafi&utm_medium=job-board&utm_campaign=vacancy

Shpallja ka skaduar