Jurist/e në Departamentin Juridik

KONKURS PËR PUNË NË KOMPANINË E SIGURIMEVE “PRISIG” SH.A.              

“PRISIG“ është kompani e sigurimeve me seli në Prishtinë dhe me një ekip profesional me eksperiencë shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve. Ofrojmë shërbime të ndryshme të sigurimeve dhe këtë e bëjmë në mënyrë të besueshme, bashkëkohore dhe me vëmendje të veçantë ndaj klientëve. Jemi duke zgjeruar ekipin tonë, prandaj nëse i përshtateni kësaj mënyre të punës dhe jeni të interesuar të krijoni karrierë në këtë industri, ju ftojmë të aplikoni për:

Pozitën: Jurist/e në Departamentin Juridik   

 

Detyrat/Përgjegjësitë:

  • Ofron këshilla ligjore në të gjitha çështjet e kërkuara brenda departamentit duke përfshirë edhe kërkesat nga departamentet tjera;
  • Në bashkëpunim me departamentet tjera harton marrëveshje/kontrata, kushte të përgjithshme të sigurimeve dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me produkte të sigurimeve;
  • Përpilon padi, përgjigje në padi, propozime, ankesa, përgjigje ndaj ankesave si dhe çështje të tjera sipas nevojës;
  • Paraqitet në gjykata si përfaqësues/e i/e Kompanisë;
  • Lidhet dhe kontakton edhe me departamentet e tjera të kompanisë për të ndihmuar në realizimin e projekteve të ndryshme si dhe procedurën e kontraktimit të hipotekave dhe pengut;
  • Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht opinione ligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar nga Drejtori i Departamentit;
  • Rishikon dokumentet ekzistuese të Kompanisë siç janë: politikat, procedurat, rregulloret, marrëveshjet, kushtet e përgjithshme të sigurimeve etj., me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtës së interesave të kompanisë si dhe harmonizimin e të njëjtave me rregulloret, udhëzimet dhe ligjet në fuqi.

 

Kualifikimet dhe përvoja:

 

  • Diplomë universitare Fakulteti Juridik (preferohet moduli civil apo financiar);
  • Provimi i Jurisprudencës (i preferuar);
  • Së paku 2 vite përvojë pune profesionale në fushën juridike;
  • E preferueshme përvoja ne sigurime apo institucione financiare;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, prezantimit dhe organizimit;
  • Aftësi të punës ekipore;
  • Njohuri të mira kompjuterike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Imazh profesional, etik dhe sjellje të mirë.

 

Mënyra e konkurrimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në (forma e CV duhet të jetë Europass) në e-mail: konkursi@prisig-ks.com. Së bashku me CV-në duhet t’i paraqesin këto dokumente: kopjen e diplomës universitare, kopjen e dokumentit identifikues, dëshminë mbi përvojën e punës dhe referencat e punës nga punëdhënësi i fundit (nëse ka).

 

Konkursi është i hapur nga data 17.01.2022 – 31.01.2022. 

 

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen për intervistë vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. 

Shpallja ka skaduar