Restaurant "Te Halimi" Sh.P.K. shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
Kamariera
Banakiera
“Restaurant TE HALIMI” Sh.p.k. me seli kryesore në Prizren, është restaurant me traditë shumëvjeçare në gastronomi i cili ofron kushte profesionale duke i plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe duke ju mundësuar ngritje të suksesshme në karrierë profesionale në gastronomi. Kërkohen të rinj të motivuar për plotësimin e pozitave të lartëcekura për nevojat e Restaurantit në Prishtinë.
Nga Kandidatët kërkohet:
Të kenë përvojë të mëhershme në punë të ngjashme;
Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm në kryerjen e detyrave;
Të kenë paraqitje profesionale;
Aftësi të mira komunikuese;
Të jenë të gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite);
Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme, preferohet Shkolla e Turizmit.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në të bashkangjitur në email adresën info@tehalimi.me
Në subject të ceket pozita për të cilin aplikoni. Nuk pranohen forma të tjera të aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.
Shpallja ka skaduar