Komercialist, Liferues, Vozitës kat. C, Merçendaizer, Pirunist & Ndihmës Depoist

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për 6 pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

 

KOMERCIALIST 

LIFERUES

VOZITËS KAT. C

MERÇENDAIZER 

PIRUNIST

NDIHMËS DEPOIST

 

KOMERCIALIST

  • Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar paraprakisht.
  • Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata.
  • Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj.
  • Vlerësohet për arritjen e planit/targetit të shitjes për produktet e ujit, djathit dhe produkteve të tjera.
  • Koordinon me logjistikën dhe liferuesit e mallit për realizimin e shitjes.

 

LIFERUES dhe VOZITËS me Kategori C

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

MERÇENDAIZER

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

 

PIRUNIST

  • Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
  • Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
  • Përgatit porositë e ditës së nesërme, si dhe
  • Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.

 

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas. 
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për Vozitës edhe patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 22 gusht 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar