Kontabilist i lartë

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Kontabilitetit, Kontrollit dhe Raportimit,KEDS SH.A. me datë 05.08.2022 shpall vend të lirë pune: 

 

Pozicioni i punës: KONTABILIST I LARTË

Lokacioni dhe numri i pozitës: DISTRIKTI I FERIZAJIT (1)

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Përgjegjës për funksionimin e Kontabilitetit të kompanisë në Distrikt;
  • Tërheq mjetet në bankë dhe është i autorizuar në nivel të Distriktit për kryerjen e pagesave me para të gatshme (Cash) për shpenzimet e Distriktit;
  • Kujdeset dhe mbikëqyr që të gjitha aktivitetet nga stafi i Kontabilitetit të jenë të përfunduara sipas Ligjit dhe legjislacioneve përkatëse;
  • Menaxhon çështjet tatimore të kompanisë në përputhje me legjislacionin përkatës të tatimeve në Kosovë;
  • Përgatit paraqitjet vjetore të llogarisë në përputhje me legjislacionin përkatës të Kontabilitetit në Kosovë;
  • Siguron udhëheqjen e praktikave të përshtatshme të Kontabilitetit të kompanisë konform kërkesave ligjore dhe praktikës së mirë profesionale;
  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr punën e stafit të sektorit të Kontabilitetit;
  • Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Diplomë Universitare, në nivelin Bachelor, Fakulteti Ekonomik, drejtimi: Kontabilitet ose Financa;
  • Minimum 3 vite eksperience pune në Kontabilitet apo Financa;
  • Preferohet të jetë Teknik i Kontabilitetit apo ndjekës i këtyre kurseve (SHKCAK, ACCA, etj);
  • Njohuri të mira për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe legjislacionin tatimor;
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi të larta analitike dhe me vëmendje të mirë ndaj detajeve;
  • Aftësi për të deleguar detyra dhe për të kontolluar rezultatet e ekipit;
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të respektoj konfidencialitetin.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikimet nga të gjithë punonjësit.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar