Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë në Departamentin Kontabilitet, Kontroll dhe Raportime, Departamenti i Burimeve Njerëzore, me datë 01 Shkurt 2023 shpall vend të lirë për pozitën e mëposhtme:
TITULLI I POZITËS: Kontabilist/e
LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: Gjilan, 1 pozitë
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
• Implementon dhe zbaton standardet dhe rregullat financiare për llogaritë e pagueshme, mjetet themelore dhe invetarin;
• Mban evidenca analitike dhe kontabël të llogarive të pagueshme, mjeteve themelore dhe inventarit;
• Respekton dhe zbaton procedurat dhe proceset për regjistrimin e faturave;
• Kryen barazimin e regjistrimeve vjetore me komisione rreth regjistrimeve fizike;
• Përcjell dhe kujdeset që dokumentacioni të jetë i kompletuar;
• Tregon fleksibilitet për punë ekipore dhe për detyrat që lidhen me pozitën direkt dhe indirekt;
• Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
• Diplomë e shkollës së mesme Ekonomike, Drejtimi: Kontabilitet apo Financa;
• Të ketë eksperiencë pune 1 - 2 vite në fushat përkatëse;
• Aftësi të mira në paketën e MS Office;
• Respekton konfidencialitetin e informatave për punën që bën;
• Aftësi të shkëlqyera organizuese, analitike dhe komunikatave.
SI TË APLIKONI?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/
2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.
Data e fundit për aplikim: 15 Shkurt 2023.
SHËNIME ME RËNDËSI:
• KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
• Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
• Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.