Koordinator/e të shitjes & Arkitekt/e

HORECA LLC
E skaduar

Horeca L.L.C shpall konkurs pune për:

  • Koordinator/e të shitjes (2)
  • Arkitekt/e (1)

 

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë për Koordinator të shitjes:

  • Prezentimin e produkteve të kompanisë;
  • Shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Identifikimin e klientëve të rinj;
  • Mirëmbajtjen e raporteve me klientët ekzistues
  • Vizitat në terren

 

Kriteret:

  • Të ketë të mbaruar fakultetin (eksperienca e mëparshme dhe referencat përbëjnë avantazh);
  • Të ketë njohuri mbi marketingun dhe shitjen;
  • Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike;
  • Të ketë shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

 

 

Titulli i vendit të punës: Arkitekt/e Detyrat dhe Përgjegjësitë për Arkitekt/e:

  • Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e klientëve me anë të projektit;
  • Matja e hapësirave ne terren;
  • Dizajnimi i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas kërkesave të klientëve;
  • Përgatitja e vizatimeve teknike për montin e paisjeve;
  • Menaxhimin e projekteve të nënkontraktorëve;
  • Planifkimi dhe realizimi i projekteve dhe punëve sipas planeve dinamike;
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore për punët e përfunduara.

 

Kualifikimet:

  • Te ketë paraqitje profesionale;
  • Të jetë ne vitin e 3 te fakultetit te Arkitektures ose i/e diplomuar në Arkitekturë;
  • Të ketë aftësi në programet:ArchiCad, AutoCAD , Lumion, 3d MAX, Photoshop dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në project;
  • Mirepritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze e domosdoshme .
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

 

Mënyra e aplikimit!

Të interesuarit mund të aplikojnë duke na dërguar CV-në përmes e-mailit: hr@horecaks.com

Afati i fundit për aplikim është deri më: 15.10.2021

Shpallja ka skaduar
adform-pixel