Koordinator/e i/e Marketingut

AZTECH
E skaduar

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovarë. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitat:

Koordinator/e i/e Marketingut


Përgjegjësitë:
 

  • Përgjegjës për të planifikuar dhe për të mbikëqyrë kampanjat dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë,
  • Koordinon të gjitha operacionet e marketingut në mënyrë që të jenë të suksesshme duke përmbushur qëllimet e përcaktuara nga menaxhmenti.
  • Kontribuon në implementimin e strategjive të marketingut,
  • Koordinon reklamat dhe fushatat promocionale për produktet nëpër kanale të ndryshme mediale (fletushka, rrjete sociale, etj.),
  • Mban lidhje me grupet e interesit dhe konsumatorët për të nxitur suksesin e aktiviteteve dhe për të rritur prezencën e kompanisë në treg,
  • Përgatit materialet për fletushka dhe mbikëqyrë shpërndarjen,
  • Kryen hulumtime të tregut për t’i identifikuar mundësitë për promovim dhe rritje,
  • Zhvillon ekipin përbrenda dhe ekzekuton koncepte të reja,
  • Në bashkëpunim me menaxhmentin përgatit buxhetin si dhe bën monitorimin e shpenzimeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Duhet të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik (Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme),
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë punë relevante,
  • Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të të dhënave statistikore,
  • Ti njoh mirë mediat sociale si dhe web analitics,
  • Të jetë analitik/e, metodik/e dhe i/e organizuar,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve,
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office,
  • Njohja e programeve të dizajnit është përparësi,
  • I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.

 

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
Afati për aplikim deri me datë: 16.06.2022
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shpallja ka skaduar