Marketing and Social Media Specialist

jCoders tash e 4 vite edukon të rinjtë e moshave 8-14 dhe 15 -18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxenës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.

Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditesimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme sic janë Tech Heroes dhe SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës). Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxite kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.

Pozita: Marketing and Social Media Specialist

 

Çka presim nga të gjithë anëtarët e ekipt tonë:

  1. Të bashkëpunojnë me nxenës, prindër dhe me njëri tjetrin.
  2. Të kenë qasje proaktive ndaj zgjidhjës së problemeve.
  3. Të jenë kreativ dhe të shprehjen ide të reja.

 

Çka kërkohet nga aplikantët:

  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze
  • Të jetë i gatshëm për angazhim të plotë (8 orë/ditë)
  • Menaxhimi i komunitetit. Mbikëqyrja e përditshme e komunikimit ndermjet jCoders dhe audiencës së saj permes social media dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Dizajn dhe kreativitet.  Të kuptuarit e brendimit, paraqitjes, strukturimit dhe sjelljes së mesazheve.
  • Optimizimi i makinës së kërkimit (SEO). Të keni njohuri të mira në analizën e “keyword” dhe HTML, si dhe njohuri minimale në optimizimin e webfaqes për makinat e kërkimit.
  • Fokus në komunikim.  Adaptimi i metodave të komunikimit për të përmbushur nevojat e audiences së targetuar, duke mbajtur mesazh konsistent.
  • Shkathtësitë e prezantimit. Paraqitja e qartë dhe e përpikët e vizionit dhe vlerave tona kundrejt publikut.
  • Aftësi të të shkruarit. Përdorimi i drejtshkrimit, gramatikës dhe mjeteve të duhura të komunikimit për të dhënë një mesazh në mënyrë efektive.
  • Njohje dhe aplikim i trendeve të teknologjisë së fundit. Studimi i tregut dhe përshtatje me trendet e fundit të teknologjisë.
  • Big picture, little picture! Zhvillimi i planeve afatgjata dhe aftatshkurtëra me objektiva, role, prioritete dhe kohëzgjatje të definuar.

 

Benefitet:

  • Zhvillimi profesional përmes trajnimeve
  • Mbështetje e vazhdueshme, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar që të keni sukses.
  • Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti.
  • Ambient i këndshëm i punës

 

Për t’u bërë pjesë e ekipit tonë ju lutem na dërgon një letër motivuese dhe CV-në tuaj në: info@j-coders.comme subject: Aplikimi per Marketing and Social Media Specialist.

Afati i fundit i aplikimit (09 Shkurt 2020 ora 00:00).

Po presim me padurim të ju njoftojmë!

Shpallja ka skaduar