Menaxher/e Marketingu

KiKxxl & evroTarget LLC vazhdon trendin e rritjes...

Ne po kërkojmë një Menaxher Marketingu që t'i bashkohet ekipit tonë në menaxhimin e rrjedhës dhe planifikimin e aktiviteteve të marketingut...

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

• Planifikon, organizon dhe siguron ekzekutimin e të gjitha aktiviteteve të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit,

• Përgatit, prezanton buxhetin vjetor të aktiviteteve dhe siguron implementimin e të gjitha aktiviteteve sipas planit,

• Krijon, menaxhon dhe siguron implementimin e kampanjave relevante të marketingut për të ndërtuar dhe zhvilluar “brand-in” dhe besueshmërinë ndaj kompanisë,

• Krijon dhe editon përmbajtje (“content”) për publikime, shkrime, dizajnë, posterë, video, web-faqe dhe media tjera sociale,

• Menaxhon përmbajtjen dhe kanalet e komunikimit/prezencës në  mediat e ndryshme sociale si: (web faqe, media sociale, mediat tjera, etj),

• Gjeneron “marketing leads” përmes kanaleve te komunikimit / marketingun digjital,

• Bën hulumtime të ndryshme të tregut në lidhje me konkurrencën, audiencën dhe tregun specifik dhe ofron rekomandime dhe strategji për kampanja të ndryshme,  

• Menaxhon aktivitetet e marketingut, kontrollon performancen (buxhetin, KPI, rezultatet, etj),

• Kontribuon përmes punës ekipore për të realizuar rezultatet e planifikuara,

• Përgatit dhe prezanton raportet relevante dhe jep rekomandime për përmirësim,  

• Kryen detyra tjera relevante sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

Kandidati/tja duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.

• Preferohet të ketë Diplomë Universitare relevante (Marketing, Biznes, Ekonomi, ICT), trajnime tjera relevante jashtë shkollore përbëjnë avantazh;

• Të ketë përvojë paraprake në pozita të ngjashme nga 3 - deri në 5 vite

• Të ketë njohuri të shkëlqyera në menaxhimin e mediave sociale, web faqeve (online) me fokus tek marketingu digjital,

• Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze dhe Shqipe, njohuria e gjuhës Gjermane është avantazh

• Shkathtësi të shkëlqyera organizative, aftësi për të prioritizuar, për të menaxhuar me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë duke mbajtur përqendrim maksimal në detaje dhe afatet kohore,

• Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorë dhe partnerë,

• Shkathtësi për të ndërmarrë veprime me vetiniciativë për të zgjidhur, përmirësuar apo për të evituar probleme eventuale,

• Njohuri të avancuara në përdorim të  Microsoft Office dhe platformave të ndryshme sociale.

 

Ofrojmë

• Kontratë afatgjate dhe punë të sigurt,

• Mundësi avancimi në karrierë,

• Sigurim shëndetësor,

• Trajnime.

Nëse mendoni se plotësoni kriteret e cekura në këtë konkurs, dërgoni CV-en tuaj në hr@kikxxl-evrotarget.com ose aplikoni këtu: https://cutt.ly/txkn5K1

Shpallja ka skaduar