Montues, IT & Patrollues

“Syri Group” SH.P.K është kompani private profesionale e sigurimit fizik, e licencuar për shërbime të sigurimit fizik dhe elektronik.

Në kuadër të zgjerimit të stafit “Syri Group” Sh.p.k. shpall konkurs për këto vende pune:

 

  • Montues të kamerave, alarmit kundër zjarrit dhe vjedhjes, acces control dhe IT: (2 pozita)
  • Patrullë me veturë – Prishtinë (4 pozita)

 

Kushtet që duhet plotësuar për aplikim për pozitën montues të kamerave dhe alarmit:

  1. Diplomë Universiteti – Fakulteti i Elektroteknikes (e preferuar);
  2. Dëshmi për përvojën e punës në montim të kamerave (IP dhe analoge), alarmit kundër zjarrit dhe vjedhjes, acces control dhe në fushën e teknologjisë informative;
  3. Njohuri të shkëlqyera në punën me kompjuter;
  4. Mos të kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
  5. Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  6. Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

 

Kushtet që duhet plotësuar për aplikim për pozitën patrullë:

  1. Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  2. Kopja e letërnjoftimit;
  3. Dëshmi për përvojen e punës, trajnimet e përfunduara dhe licencat nga MPB;

 

Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen në zyret tona, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, ose të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me dokumentet përkatëse në e-mailin: syrigroup@hotmail.com
Ju lutem të bashkëngjitni edhe numrin e telefonit mobil, si dhe referencat e punëve paraprake.

"Syri Group" sh.p.k.

Rruga: “Isa Kastrati”. p.n. Prishtinë

www.syrigroup.com
tel: 038/222-917

049/511-222
​email: syrigroup@hotmail.com

Shpallja ka skaduar