Ndihmës Redaktor

Kosova Journal of Surgery (KJS) është Revista zyrtare shkencore e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës e botuar në gjuhën angleze dhe përmban artikuj nga kirurgjia klinike dhe eksperimentale, përshkrime të teknikave moderne operative (“How I Do It”), vështrime klinike, dhe raporte të shkurtra.

Revista është e hapur për të gjithë studiuesit dhe shkencëtarët në të gjithë botën, dhe botohet me Qasje të Hapur.

Përshkrim i shkurtër i pozitës 

Ne po kërkojmë një Ndihmës Redaktor entuziast për t’u bashkuar me ekipin tonë dhe për të marrë pjesë në të gjitha fazat e procesit të botimit të revistës ‘Kosova Journal of Surgery’.

Si Ndihmës Redaktor ju do të mbështetni kryeredaktorin dhe bordin redaktorial për të administruar, planifikuar dhe botuar revistën KJS. Në thelb, ju duhet të jeni në gjendje të përzgjidhni përmbajtje të jashtëzakonshme dhe informuese për të përmbushur preferencat e lexuesve.

Përgjegjësitë

• Ndihmon kryeredaktorin për të hulumtuar dhe planifikuar artikuj të rinj dhe për të siguruar procesin e redaktimit në nivelin më të lartë shkencor;

• Ndihmon në sigurimin e artikujve cilësorë dhe komunikimin me recenzentët, autorët, si dhe siguron prezencë të revistës në mediat sociale.

Kriteret

• Diplomë Bachelor në komunikim, gazetari, apo shkenca mjekësore

• Aftësi të shkëlqyeshme në gjuhën angleze

• Përvojë ose aftësi pune me MS Office dhe/ose programe të tjera botuese

• Njohuri në SEO dhe platformat e mediave sociale 

• Vemendje për detaje

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi

• Aftësi për të prioritizuar dhe për të kryer detyra të ndryshme njëkohësisht

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë duke dërguar Letrën e Motivimit dhe CV-në e tyre në email adresën: kujtim.salihu@koscs.org

Preferohet që të paktën dy referenca (detajet kontaktuese të personave referues) të përfshihen në CV.

Në pjesën “Subject” të emailit ju lutemi shkruani vetëm “Ndihmës Redaktor”.

Kandidatët e suksesshëm do të ftohen për intervistë.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është themeluar si organizatë shkencore dhe avokuese për të udhëhequr avancimin e kirurgjisë në Kosovë dhe për të përmirësuar cilësinë e përkujdesit për pacientin kirurgjik, duke vendosur standardet më të larta të edukimit dhe praktikës kirurgjike.

Shpallja ka skaduar