Njohës/e i/e gjuhës Gjermane

Ne jemi në kërkim të një njohëse/i në gjuhën Gjermane që ka aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur dhe në të shkruar.

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë

Çfarë bëjmë ne?

Ne jemi një ekip i strategëve të biznesit dhe profesionistëve të marketingut. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë brendet dhe rritjen e bizneseve.

Përvoja jonë thotë që ne punojmë në partneritet me klientët tanë për të arritur objektivat e tyre, duke sjellë së bashku disiplinat e duhura teknike dhe krijuese për të arritur rezultate të caktuara.

Përgjegjësitë e Punës

Komunikimi në Gjuhën Gjermane me kompetencë dhe profesionalizëm

Performimi i përkthimeve Shqip - Gjermanisht dhe anasjelltas,

Krijimi i teksteve në Gjermanisht dhe Shqip
 

Cilësitë përsonale:

  • Efikas/e,
  • Qëndrim pozitiv,
  • I/E orientuar në rezultate,
  • I/E përpiktë,
  • Komunikativ/e,
  • I/e orientuar në arritjen e qëllimeve.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi aplikoni tek apliko@sims-ks.com  

Bashkangjitni CV -në tuaj, jo më vonë se  23 tetor 2021.

Kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e cekura, nuk do të kontaktohen.

Shpallja ka skaduar