Operator i Qendrës së Thirrjeve 

AZTECH
10 ditë të mbetura

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

 AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:

Operator i Qendrës së Thirrjeve 

Përgjegjësia:

·        Operimi dhe koordinimi i punëve në qendrën e thirrjeve në mes të klientëve dhe kompanisë AZTECH si dhe anasjelltas.

Detyrat:

·        I informon klientët në kohë reale për statusin aktual dhe planifikimin e mbylljes së tiketës sipas informatave të siguruara në sistemin e tiketimit

·        I hap/planifikon rastet në sistemin e tiketimit (rastet që i delegohen).

·        I këshillon klientët përmes telefonit dhe video thirrjes në rastet kur mund të trajtohen nga distanca

·        Merret me klientët në zyrë, kur koordinatori përgjegjës është i zënë apo në pushim.

·        Bënë pranimin dhe dorëzimin e produkteve tek klientët në qendrën e servisit, kur koordinatori përgjegjës është i zënë apo në pushim.

·        Sipas nevojës angazhohet në detyra tjera shtesë që i delegohen nga menaxheri.

Kualifikimet:

·        Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin të mesëm

·        Të jetë metodik dhe i/e organizuar,

·        Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen eproblemeve,

·        Preferohet të jenë me vendbanim afër,

·        Aftësi të shkëlqyera komunikuese  me klientët

Ne ofrojmë:

·        Orar fleksibil të punës,

·        Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,

·        Mundësi reale të zhvillimit profesional,

·        Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe

·        Pagë konkurruese.

  

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com  

Afati për aplikim deri me datë: 16.10.2022

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Apliko për këtë pozitë
adform-pixel