Organizator i Eventeve ne Gjermani

SPM 2000
E skaduar

Instituti i trajnimit SPM 2000 është në kërkim të një menaxheri të eventeve  për vendndodhjen e tij në Leipzig të Gjermanisë.

Ju keni mbaruar arsimin shkollor, keni një nivel gjuhësor të B2 ose më të mirë ne gjuhën Gjermane dhe po kërkoni zhvillim në jetën profesionale jashtë Kosovës? Shfaqni iniciativë, frymë ekipore, aftësi komunikuese dhe aftësi organizative, ju pëlqen puna e orientuar drejt projekteve? Nëse këto pika vlejnë për ju, atëherë ne patjetër do të donim të njihemi me ju!

 

Detyrat gjatë trajnimit (kualifikimit) tuaj përfshin, ndër të tjera:

  • Planifikimi, implementimi dhe kontrolli i projekteve 
  • Organizimi, implementimi dhe përcjellja e ngjarjeve (gjithashtu virtuale) në qendrën tonë të seminareve (www.seminarzentrumleipzig.de)
  • Llogaritjet dhe kontrollet e projektit, si dhe hartimi dhe konceptimi
  • Përgatitja dhe përcjellja e trajnimeve, moderimeve dhe ligjëratave (gjithashtu virtuale)
  • Mbështetje e menaxhimit në aktivitetet administrative

 

Dhe kjo është ajo që mund të presësh nga SPM 2000:

  • Si punëdhënës, SPM 2000 karakterizohet nga partneriteti, kreativiteti dhe motivimi i ndërsjellë
  • Trajnimi kryhet nga i gjithë ekipi (rotacioni i punës)
  • Këshilltar personal që ju shoqëron dhe ju mbështet në të gjitha çështjet e teorisë dhe praktikës

 

Pozita ka për bazë "qëllimin e kualifikimi" apo "Ausbildung".

Ju lutemi na dërgoni kërkesën tuaj duke përfshirë Curriculum vitae, si dhe çertifikatat e shkollimit sa më shpejt të jetë e mundur ne bewerbung[at]spm2000.de 

Ju faleminderit!

SPM 2000 Team

Shpallja ka skaduar