Pastrues/e - Departamentin e Mirëmbajtjes

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, Pozhegu Brothers SHPK Prishtinë, shpall:

KONKURS 

Për zgjedhjen e dy (2) Pastruesve në Departamentin e Mirëmbajtjes, në  kompanine Pozhegu Brothers SHPK,me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pastrimin e objekteve banesore të kontraktuara për mirëmbajtje;
  • Pastron dhe mban higjienen e shkallëve të hyrjeve banesore;
  • Mirëmban mjetet e punës që i përdorë;
  • Kujdeset për higjenën e liftit;
  • Pastron dritaret dhe gjërat e tjera në hapësirën e përbashkët të hyrjeve;
  • Për punën e vet i përgjigjet Mbikëqyresit të Pastrimit;
  • Kryen edhe punë të tjera me kërkesë të mbikëqyrësit të tij/saj.


Kualifikimi dhe kushtet tjera të veçanta:

  • Të ketë të kryer shkollën fillore;
  • Preferohet së paku një (1) vit përvojë punë relevante;
     

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë e-mail konkurs@pozhegubrothers.com ose kontaktoni në numrin e telefonit 045100614. Konkursi është i hapur nga data 14.07.2020 – 21.07.2020.

Shpallja ka skaduar