Pirunerist

Delfin LTD
E skaduar

Subjekti Afarist "Delfin L.t.d" Sh.p.k me seli në Prishtinë publikon:

KONKURS PËR PUNË

Për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën  - Pirunerist (1 pozitë)

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë së paku përgatitje të mesme shkollore,
  • Të kenë motiv të lartë dhe aftësi për punë,
  • Të ketë patentë shofer,
  • Të ketë shkathtësi për komunikim dhe negocim ;
  • Është e obligueshme të kenë 1 vit përvojë pune në punë të njëjta ose punë të ngjashme.

 

 

Punët dhe detyrat për pozitën Pirunerist janë: 

  • pjesëmarrja dhe asistenca më rastin e shkarkimit dhe ngarkimit të mallrave të cilat hyjnë përkatësisht dalin nga Depoja;
  • pjesëmarrja dhe asistenca e ndërrimit të vendit  të mallrave nga hapsirat e mbikëqyrjës doganore në hapësirat e tjera para se mallrat të dalin në shitje;
  • palosja e mallit në vendet përkatëse brenda Depos Qendrore;
  • kujdeset për ruajtjën dhe mirëmbajtjën e pirunjerit.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhëzimit së Udhëheqësit të Depos dhe Menaxherit të  Logjistikës para të cilëve është përgjegjës për punën e tij.

 

 

Kandidatët e përzgjedhur pas aplikimit do të ftohen për intervistë. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre deri më 10 korrik 2022 në ora 16:00, në e-mail adresën: hr@delfinltd.com me subjektin “Pirunerist”.

Shpallja ka skaduar